Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Lleshaj: Të papërgjegjshmit duhet të ndëshkohen!

16 Prill 2020, 09:28 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Penal, Lleshaj: Të papërgjegjshmit duhet

TIRANE- Ministri Sandër Lleshaj tha se këto ndryshime në Kodin Penal janë të domosdoshme. I pranishëm në seancë ku zuri një vend pranë llozhave të Kuvendit, me doreza të zeza, u ngrit në foltore, ministri tha se një rast i vetëm ka sjellë këtë situatë pandemie në të gjithë botën.

Shqiptarët sot kanë paguar çmim të madh, nëse nuk garantojmë masat me garanci ligjore që paralajmërojnë të papërgjegjshmit. Personat që kundërshtojnë vendime dhe urdhëra të marrë nga organet shtetërore duhet të penalizohen, të kenë një sanksion që të binden. Një rast  i vetëm në të gjithë botën, ka sjellë këtë situatë. Jemi në fazë inkurajuese. Fryma e Kodit është kjo, të parandalojmë humbjen e jetës njerëzore. Të papërgjegjshmit duhet të përballen me ndëshkimit dhe të paguajnë çmim penal”,-tha Lleshaj.

Deklarata e Lleshaj u bë gjatë seancës që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

Lajmi kryesor: Kuvendi/ Deputetët 2 orë diskutime për ndryshimet në Kodin Penal, Gjoni: Të tërhiqet amendamenti (Përplasjet)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seanca plenare 16 prill 2020 sander lleshaj seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll