Politike

“Shkodra lau me gjak demokracinë”, Shtjefni apel qeverisë: Tregjet duhet të ishin mbyllur me kohë, duhet bashkëpunim

16 Prill 2020, 09:26 Nga DOSJA
“Shkodra lau me gjak demokracinë”, Shtjefni apel qeverisë:

TIRANE- Deputeti Zef Shtjefni ka apeluar që qeveria shqiptare të bashkëpunojë me bashkinë Shkodër për të parandaluar përhapjen në masë të COVID-19. I futur në Parlament nga radhët e listave të Partisë Demokratike, deputeti tha se tregjet në Zdrale duhet të ishin mbyllur shumë kohë më parë, për të parandaluar këtë që ka ndodhur në Shkodër. 

“Tregjet që janë mbyllur tani, duhet të ishin mbyllur që në fillim. Emergjencat Civile duhet t’i kishin mbyllur. Situata në Shkodër u rëndua pasi diçka shkoi keq. Shkodra e ka larë me gjak demokracinë,nuk duhet ta lajë me gjak edhe këtë pandemi. Sa për ndryshimet në Kodin Penal, ato për mua janë të panevojshme dhe nuk do t’i votoj”, -tha Shtjefni. 

Deklarata u bë gjatë seancës që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 16 prill 2020 zef shtjefni seanca plenare 16 prill 2020 zef shtjefni

Sondazh

Poll