Politike

Covid-19 në burgje, Gjonaj thirrje mediave: Bëni kujdes, përhapni panik! Është situatë delikate

16 Prill 2020, 09:04 Nga DOSJA
Covid-19 në burgje, Gjonaj thirrje mediave: Bëni kujdes, përhapni

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se masat e tilla si ndëshkimi me gjobë apo burg duhet të merren në këto lloj situatash emergjente. Gjatë fjalës së saj që mbajti në Kuvend, ku po zhvillohet seanca për ndryshimet në Kodin Penal, Gjonaj përmenedi edhe lirmin e të burgosurve dhe  u shpreh se kjo gjë është bërë për të bërë më të menaxhueshme situatën e covid-19 në Shqipëri.

Situata ka qenë mjaft delikate dhe në burgje. Kemi miratuar aktin normativ për lirimin e përkohshëm të të burgosurve me rrezikshmëri të ulët për 3 muaj u bë për të mbrojtur jetën dhe përballuar krizën që sjell COVID-19. Por në këtë situatë, marrja e këtyre masave është e nevojshme.

 Të liruarit mbahen në vrojtim të vazhdueshëm, janë pezulluar, takimet me familjarët dhe marrja e masave të shtuar sigurie për këtë situatë për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Puna e çdo polici dhe gjitha strukturave vështirësohet kur lajmet e rreme përhapen nga mediat për raste COVID-19 në burgje. I bëj thirrje mediave të tregojnë përgjegjësinë pasi krijojnë panik tek të dënuarit dhe familjarët që sjell pasoja të pariparueshme për rendin dhe sigurinë,”- tha Gjonaj ndër të tjera.

Deklarata u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj seanca plenare 16 prill 2020 etilda gjonaj seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll