Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta kërkesë Kuvendit: Fillimisht gjobë pastaj burg, deri në 10 vite për ata që përhapin Covi

16 Prill 2020, 08:58 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Penal, Meta kërkesë Kuvendit: Fillimisht

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur një kërkesë urgjente (kliko këtu) ndaj Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet seanca e jshtëzakonshme për ndryshimet në Kodin Penal. Në kërkesën e dërguar, Meta shkruan sepërpara se Kuvendi të votojë sot në seancë plenare këtë projektligj, duhet patjetër të mbajë në konsideratëse ndërhyrja në Kodin Penal dhe të respektojë detyrimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe dispozitat kushtetuese që lidhen me procedurën e miratimit dhe parimet e të drejtat themelore të njeriut.

Presidenti thekson se Kuvendi duhet rivlerësojë marzhet e sanksioneve penale, për ta sjellë normën e re në kushte proporcionale me gjendjen aktuale dhe vlerësimin e qeverisë për situatën e pritshme që mund të kalojë vendi.

“Në cilësinë e Presidentit të Republikës, nisur nga situata e jashtëzakonshme që po kalon vendi, vlerësoj të domosdoshme që përpara se Kuvendi të votojë sot në seancë plenare këtë projektligj, duhet patjetër të mbajë në konsideratëse ndërhyrja në Kodin Penal:

Duhet të respektojë detyrimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe dispozitat kushtetuese që lidhen me procedurën e miratimit dhe parimet e të drejtat themelore të njeriut; Duhet të rivlerësohen marzhet e sanksioneve penale, për ta sjellë normën e re në kushte proporcionale me gjendjen aktuale dhe vlerësimin e qeverisë për situatën e pritshme që mund të kalojë vendi,”– thuhet në kerkesë.

Meta ka sqaruar se fillimisht duhet që të operohet përmes një gjobe për shkelësit e rregullave të vendosura në kuadër të planit të masave të vendosura në kohën e Covid-19, ndërsa më pas mun dtë kalohet edhe në dënim penal siç është gjoba.

Propozimet e Presidentit Ilir Meta:

Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë zbatimit të masave të jashtëzakonshme apo gjendjes së epidemisë.

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, gjatë gjendjes së epidemisë apo gjatë zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative dhe pa një shkak të ligjshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik të shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vite. Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose vetizolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose izolimit nga personi mbartës, ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar individualisht ky detyrim nga autoritetet përkatëse shëndetësore, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

Neni 89/b
Përhapja me dashje e sëmundjeve infektive. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostifikuar si mbartës i sëmundjes, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohen me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Kur nga vepra, është shkaktuar vdekja e një ose më shumë personave, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

Seanca e sotme plenare do të zgjasë vetëm 2 orë, ku do të diskutohen 24 nisma ligjore. Pritet që në seancën e sotme të miratohen disa ndyshime në Kodin Penal, me qëllimin që të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e pandemisë. Po kështu, do të ketë diskutime edhe për zgjatjen e afatit të hetimit nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe për dy dekretet e Presidentit, për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet ne kodin penal ilir meta ndryshimet ne kodin penal

Sondazh

Poll