Politike

Hajdari: Rama duhet të zerojë faturat e energjisë elektrike për familjet në nevojë, turp që kërcënon me burg

16 Prill 2020, 08:57 Nga DOSJA
Hajdari: Rama duhet të zerojë faturat e energjisë elektrike

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se në këtë kohë krize, qeveria duhet të mbështesë familjet në nevojë, biznesin e vogël dhe të mesëm. Ajo ka theksuar se qeveria duhet të zerojë faturat e energjisë elektrike për familjet në nevojë. Po kështu Hajdari  i konsideroi turp që Rama kërcënon qytetarët me burg. Sipas saj në qeli duhet të futen pushtetarët.

 “Të rritet mbështetja financiare për ata që janë në vijën e parë të luftës. Një krizë e kësaj natyre të bën të reflektosh për shumë gjera në jetë. Duam apo s’duam ne, sytë i kthejmë nga udhëheqja për t’u orientuar në këtë krizë. Vendi është zhutyr në krizë. Rama thotë që ti nuk do jesh kurrë vetëm, por ne jemi më vetën se kurrë. Një familje, bijtë e tyre janë jashtë për të punuar në punë sezonale, thote se ata janë në mes të katër rrugëve. Edhe ato familje që kanë një dyqan në lagje, duhet të paguajnë të gjitha taksat, ata janë braktisur nga qeveria. Po ashtu edhe kreditë nuk p0 shtyhen, se bankat nuk duan tja dinë se çfarë po thotë Rama. Ka dhjetëra dhe mijëra familje që sot ndohen në nevojë dhe nuk kanë mundësi të ushqehen dhe u kanë hequr edhe dritat. Asnjë nuk i kushton qeverisë që të zeronte faturën e energjisë elektrike për familjet në nevojë. Nuk duan tja dinë se janë në një realitet ndryshe. Qytetarët sot ndihen më shumë vetëm. Nëse do të kishin një realitet ndryshe, sot duhet të ishte shpërndarë një çek për çdo qytetar mbi 18 vjeç, ashtu siç bëhet në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Një ndihmë e madhe duhet t’i jepet biznesit të vogël dhe atij të mesit. Ju thotë se do t’ju burgosë, ju kërcënon me burgosje dhe ky është turpi më i madh, Ndërkohë që e gjithë bota këshillon që qytetarëve sot duhet t’u jepet shpresë, ky kryeministër ka përdorur fjalën burg 674 herë, kjo është zgjidhja  e vetme për çdo krizë për të. Ka ardhur koha që burgu të hapet, por jo për qytetarët, të luftojmë së bashku për të futur në burg pushtetarët  që kanë abuzuar me pushtetin“, tha Hajdari.

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seancë plenare 16 prill 2020 rudina hajdari seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll