Politike

“Mbylle tani hajt”, deputeti Ralf Gjoni përplaset me Gramoz Ruçin: Tërhiqni amendamentin e Bodes, e futët tinëzisht pë

16 Prill 2020, 08:38 Nga DOSJA
“Mbylle tani hajt”, deputeti Ralf Gjoni përplaset me Gramoz

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar që të tërhiqet amendamenti i propozuar nga zonja Bode. Teksa mori fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Gjoni tha se po bëhet keqpërdorim i amendamentit për ta futur dhe për ta ndryshuar Kodin Penal.

Pjesë nga biseda

Ralf Gjoni: Futja vjedhurazi në një mënyrë tinëzare duke keqpërodur një nga deputetet më të mira mjeke, zonja Bode, nga më të korrektet dhe një nga njerëzit më me integritet. Keqpërdorimi i një zonje të nderuar zoti kryetar, keqpërdorimi që po i bëhet një zonje kolege, grua në këtë Kuvend, për të ndryshuar kodin penal dhe për t’i trajtuar shqiptarët si kriminelë…

Gramoz Ruçi: Po e thua për procedura dhe nuk po e thua….mbylle tani hajt…

Ralf Gjoni: Amendimi i zonjës Bode është keqpërodrim. i bëj kërkesë maxhorancës të kërkojë minimunim e korrektësisë dhe të tërheqë amendamendtin e zonjës Bode. rendi i ditës nuk mund ta trajtojë sot këtë. Ndryshe është e pamunduar t’i mbështesim këta.

Ruçi: Zoti deputet mos spekulo të lutem. mos spekulo me kërkesën për të folur për procedurë. a ka mundësi të më dëgjoni? Kërkuar të flsnin për procedurë por folët në kundërshtim me të. Kam respekt për arsimimin tuaj dhe për mënyrën se si artikuloheni. Amendimet janë sipas të gjitha rregullave, dhe është diskutuar në mënyrë transparente në Komisionin e Ligjeve dhe ju keni qenë prezentë. Zonja Hysi do të flasë sepse është profesoreshë, jo unë e ti…

Deputetja Edlira Bode ka propozuar një amendament për ndryshimin e Kodit Penal, duke parashikuar deri në 15 vjet burg për personat që thyejnë karantinën dhe infektojnë të tjerët me pasojë vdekjen, ka prodhuar debate publike. Opozitarët  Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Andi Përmeti dhe Alban Zeneli, si dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i kanë kundërshtuar këto ndryshime.

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ralf gjoni seanca plenare 16 prill 2020 gramoz ruci ralf gjoni seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll