Politike

“Keni shkelur kushtetutën, nuk kam i dashuri yt”/ Ruçi- Gjuzit: Mos fol nga vendi se do të nxjerr nga salla

16 Prill 2020, 08:37 Nga DOSJA
“Keni shkelur kushtetutën, nuk kam i dashuri yt”/ Ruçi-

Tiranë- Debat në seancën e Kuvendit mes Gramoz Ruçit dhe deputetit Kujtim Gjuzi. Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur se mazhoranca po shkel kushtetutën me aktet normative të Kodit Penal.  Kjo deklaratë e Gjuzit është kundërshtuar nga Gramoz Ruçi, i cili është shprehur se deputeti nuk duhet të flasë nga vendi pasi rrezikon të dalë jashtë seancës.

Debati:

Kujtim Gjuzi: Sot është shkelur kushtetuta, nuk ka nodhur në 100 vite parlament. Në këtë koncept Rama ka shkelur kushtetutën me aktet normative. Në këtë këtë koncept Rama ka nxjerrë akte normative dhe ka shkelur kushtetutën, pra 44 ditë vendi është në grusht shteti  të Edi Ramës.  Zoti kryetar nëse ju doni të vazhdoni ti bëni presion opozitës së përgjegjshme, që ruajti  100 vjet parlamentin dhe nuk e shkatërroi atë. Zoti kryetar nuk mundet televizoni shqiptar të japë parti joparlamentare, nuk mundet të që të cilësojë këtë  apo atë opzitar. Na shtoni minutazhin pamvarsisht se jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme.

Gramoz Ruçi: I dashur deputet mesa duket dhe ju flisni….

Gjuzi:  Nuk jam i dashuri yt.

Gramoz Ruçi: ma kërkon etika dhe njerzillëkundoshta nuk e meriton të jesh i dashuri im….  por nuk ke të drejtë të thuash që aktet normative janë në kundërshtim me kushtetutën. Duhet të punosh që të kuptosh se çfarë kanë kanë bërë vendet e tjera, si senati amerikan. Mos fol nga vendi se mund të të nxjerr nga salla.

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seancë plenare 16 prill 2020 gramoz ruci kujtim gjuzi seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll