Politike

Nis kuvendi/ Murrizi: Çfarë iu nxit që të miratoni ndryshimet në Kodin Penal? Po e arnoni që t’i vijë mirë Ramës

16 Prill 2020, 08:29 Nga DOSJA
Nis kuvendi/ Murrizi: Çfarë iu nxit që të miratoni

Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi në seancën e sotme plenare ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Penal janë në shkelje të Kushtetutës. Murrizi tha se ndryshimet në Kodin Penal janë arna në interes të mazhorancës.

“Rendi i ditës na është thënë dje në orën 1. Të gjitha projektet ligjet nuk mund të kalojë dy javë para u shqyrtuar. Keni prurë kodin penal në mënyrë sekrete , propozuar nga një doktoreshë, pastaj rimenduar nga dy juristë, pa asnjë lloj afati të përcaktuar në nenin 69 të rregullores. E keni mbështetur atë në nenin 28 me projektiligjin  e përshpejtuar. Neni 28 e ka të ndaluar atë që përcakton neni 81, që ligjet të futen në kuvend me procedurë të përshpejtuar, përveç gjendjes së jashtëzakonshme.  Nuk e di se çfarë iu nxit që të miratoni këtë kod? Ky kod ka 25 vite që arnohet që t’i vijë mirë dhe t’i rëndohet ana nga krahu i tij.  Nëse për një çështje do të vendoset afat kohor do të isha dakord. por për 23 pika të vendoset afat kohor është e papranueshme. Koha duhet të ndahet për pozitën dhe opozitën. Nëse vazhdohet kështu atëherë parlamenti do të kthehet në kohën e Haxhi Lleshit ku vihet vetëm për të duartrokitur, u shpreh Murrizi. 

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrzi seancë plenare 16 prill 2020 myslim murrzi seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll