Politike

PAMJE TË RRALLA/ Një nga një për të matur temperaturën, deputetët e ministrat ndalen tek ekipi mjekësor para futjes në

16 Prill 2020, 08:21 Nga DOSJA
PAMJE TË RRALLA/ Një nga një për të matur

TIRANË– Të gjithë deputetët e ministrat që janë ulur sot në karriget e Kuvendit të Shqipërisë, janë ndalur tek ekipet mjekësore, përpara se të futen në sallë. Një nga një, ata i janë nënshtruar matjes së temperaturës dhe janë dezinfektuar, siç shihet në pamjet e publikuara nga Report Tv.

Më pas, me maska e doreza vënë, janë futr në sallë ku janë ulur me një distancë prej 1.5 m larg njëri-tjetrit.

Videot u filmuan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 16 prill 2020 seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll