I ndan një karrige, dalin pamjet nga Kuvendi, si janë ulur deputetët e ministrat në kohë pandemie, të maskuar e me doreza
16 Prill 2020, 08:20Nga DOSJA
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert sot, pas më shumë se një muaji i bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në sallëne Kuvendit është ruajtur distanca 1.5 m lart njëri-tjetrit, duke lënë një karrige bosh në mes.
Më poshtë keni edhe listën (Kliko KËTU) ku shihet se si janë pozicionuar ministrat dhe deputetët në Kuvend, në sallën poshtë, në llozha dhe në karriget lart.
Ndërsa në pamjet e sigurara nga Dosja.al shihen të ulur të gjithë deputetëte ministrat, gati për të nisur sencën. Të gjithë të pajisur me maska e doreza janë ulur në vendet përkatëse, për të ndjekur ijimin e seancës.
Pamjet u morën në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme nisin aplikimet për shqiptarët në Romë që duan të kthehen në atdhe. Rama ka sqaruar se emigranti në ...
TIRANË– Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se ai ka qenë në Kinë gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit dhe ka ardhur në Shëipëri në muajin janar...
TIRANË- Nën masa të rrepta të distancimit social, pasi i janë nështruar matjes së temperaturës dhe vënies së maskave e dorezave, deputetët e Kuvendit janë ...
TIRANË- Qeveria ka miratuar sot kalimin e fondit prej 7.2 miliardë lekësh lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, sipas projekt...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke theksuar se është mbresëlënëse të shoh...
TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh, por jo si vitet e kaluara. Në një intervis...
TIRANË– Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkrua...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Byro politike”, ka treguar detaje lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, pasditen e sotme.Në fjal...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Sigurisë Kombëtare, ku ka thënë se gjithçka është zhvilluar në frymë bashkëpunimi. Meta fal...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kreu i qeverisë shkruan në një reagi...