Politike

Nisin aplikimet për riatdhesimet nga Roma, Rama: Do paguani 100 euro për fluturimin, fjetjen në hotele do e paguajë qeveria

16 Prill 2020, 07:59 Nga DOSJA
Nisin aplikimet për riatdhesimet nga Roma, Rama: Do paguani 100 euro

Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme nisin aplikimet për shqiptarët në Romë që duan të kthehen në atdhe.  Rama ka sqaruar se emigranti në Romë do të paguajë 100 euro për fluturimin dhe 21 euro në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel. Kreu i qeverisë ka nënvizuar se qeveria do të mbulojë fjetjen e qytetarëve, 14 euro në ditë, ndërsa ushqimi që kushton 7 euro në ditë do të paguhet nga emigranti.

Reagimi: 

SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA✈️

PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN ME STANDARTET ANTICOVID19, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË?  #njëAtdhe ?? #njëFamilje *çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama riatdhesimi i emigrantëve edi rama riatdhesimi i emigrantëve

Sondazh

Poll