Politike

“Isha në Kinë në kulmin e pandemisë”, Bamir Topi bën deklaratën e papritur: Në janar erdha në Shqipëri dhe s’e de

16 Prill 2020, 07:08 Nga DOSJA
“Isha në Kinë në kulmin e pandemisë”, Bamir Topi

TIRANË– Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se ai ka qenë në Kinë gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit dhe ka ardhur në Shëipëri në muajin janar. Në një lidhje me Skype në emisionin “Repolitix”, Topi tha se është vetëkarantinuar kur është kthyer në venin tonë, por nuk e ka deklaruar këtë gjë publikisht.

“Nga data 9-14 janar kam qenë i ftuar në një aktivitet në Kinë, kam qenë në Pekin dhe për hir të së vërtetës dhe kur jemi larguar, nuk kishte asnjë lloj informacioni mbi të këtë virus. Jemi ndërgjegjësuar kur kemi ardhur këtu që kemi parë lajmet nga Ëuhan. Kemi qenë të vëtëkarantinuar, por pa e deklaruar, sepse gjithçka mund të ndodh, fatmirësisht nuk ndodhi,”– tha Topi.

Në fakt, rasti i parë me Covid-9 në Shqipëri u raportua më datë 9 mars. Që prej asaj dite kemi 494 persona të infektuar, 25 viktima dhe 251 të tjerë të shëruar që kanë fituar betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 252 personave të dyshuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bamir topi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 bamir topi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll