Politike

Kuvendi 2 orë diskutime, deputetët votojnë ndryshimet në Kodin Penal dhe pranojnë vërejtjet e Metës, rrëzohen dy dekrete

16 Prill 2020, 05:32 Nga DOSJA
Kuvendi 2 orë diskutime, deputetët votojnë ndryshimet në

TIRANË- Nën masa të rrepta të distancimit social, pasi i janë nështruar matjes së temperaturës dhe vënies së maskave e dorezave, deputetët e Kuvendit janë paraqitur sot pas 1 muaji në seancë plenare. Deputetët nuk janë të ulur në vendet e tyre të zakonshme,dhe kanë ruajtur distancën e nevojshme prej 1.5 m. Seanca e sotme kishte në fokus miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, ku parashikohet ndëshkimi me burg për të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e pandemisë. Ndërkohë mësohet se të gjithë deputetët kanë votuar tashmë në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal dhe për dy dekretet e Presidentit Meta.

Fletët janë hedhur në kutitë e votimit dhe djanë numëruar nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Mësohet se maxhoranca i ka votuar ndryshimet në Kodin Penal duke marrë parasysh sugjerimet e Presidentit, i cili vetëm në minutat e para të seancës, nisi një letër drejt Kuvendit ku kërkoi që të zbatoheshin të drejtat e njeriut, që fillimisht të bëhj aplikimi me gjobë dhe më pas me heqje lirie, në varësi të dëmit.  Gjithashtu, bëhet me dije se votat kanë rrëzuar edhe dy dekretet e Presidentit, për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Me 89 vot pro, është përgjysmuar edhe parashikimi i ndëshkimit me burg, nga 15 vite që ishin në draftin fillestar në 8 vite sipas draftit të dakordësuar. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, iu bëri thirrje deputetëve që të votojnë pro ndryshimeve, teksa sqaroi  se këto masa të ashpra janë në fuqi vetëm përgjatë kohës së karantinës dhe më pas do të jenë në Kodin Penal në rast përsëritjeje.

“Prandaj, ju bëj thirrje mos bashkëpunoni me COVID, votoni Kodin, mos u bëni agjentë të COVID në Parlament, votoni kodin, mos votoni kundër, duke bërë atë që COVID pret, që të ketë hapësirë dhe të shkojë t’iu hipi në kurrizë ata që shkelin rregullat dhe t’i kthejë në transportues të bombave të veta,”-tha Rama. 

(F.G/J.V/F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci seancë plenare 16 prill 2020 edi rama gramoz ruci seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll