Politike

Mbledhja e KS, Kim: Mbresëlënëse të shohësh Metën, Ramën e Bashën të bashkëpunojnë

15 Prill 2020, 20:52 Nga DOSJA
Mbledhja e KS, Kim: Mbresëlënëse të shohësh Metën,

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke theksuar se është mbresëlënëse të shohësh Metën, Ramën dhe Bashën të bashkëpunojnë.

Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se kjo është udhëheqja e vërtetë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID-19.

E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse të shohësh Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha  & Udhëheqës të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga # COVID19. Udhëheqja e vërtetë”, shkruan ambasadorja.

Për më shumë se 4 orë është mbledhur sot Këshilli i Sigurisë dhe ka diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri si dhe për masat e ndërmarra. Pas mbledhjes ka reaguar Meta dhe Rama, ku ka bërë me dije se në fokus të biesadave ka qenë dalja nga situata e COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e keshillit te sigurise meta mbledh keshillin e sigurise yuri kim mbledhja e keshillit te sigurise meta mbledh keshillin e sigurise yuri kim

Sondazh

Poll