Politike

Ministri Klosi tregon si do bëhet plazh këtë vit: Duhet të merrni leje në e-Albania

15 Prill 2020, 20:08 Nga DOSJA
Ministri Klosi tregon si do bëhet plazh këtë vit: Duhet të

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh, por jo si vitet e kaluara. Në një intervistë për Tema TV, Klosi tha se qeveria ka marrë disa masa për frekuentimin e plazheve, ku do të ketë distancë mes pushuesve.

Ai shtoi se nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania.

Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha ministri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 blendi klosi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll