Politike

Basha tregon çfarë kërkoi në Këshillin e Sigurisë: Të rritet numri i testeve dhe të ndihmohen familjet në nevojë

15 Prill 2020, 20:02 Nga DOSJA
Basha tregon çfarë kërkoi në Këshillin e

TIRANË– Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se në mbledhje ka kërkuar rritjen e testimeve dyhe i ka kërkuar qeverisë së vijojë ndihma për familjet në nevojë.  Ai shton se qytetarët duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe ky është nagazhimi i tij dhe i opozitës.

Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira”, shkruan Basha.

Për më shumë se 4 orë është mbledhur sot Këshilli i Sigurisë dhe ka diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri si dhe për masat e ndërmarra. Pas mbledhjes ka reaguar Meta dhe Rama, ku ka bërë me dije se në fokus të biesadave ka qenë dalja nga situata e COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha meta mbledh keshillin e sigurise keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha meta mbledh keshillin e sigurise

Sondazh

Poll