Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama: Folëm për planin e daljes nga pandemia e COVID-19
15 Prill 2020, 18:18Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Kreu i qeverisë shkruan në një reagim në mediat sociale se ka ka shkëmbyer mendimet me Presidentin dhe kreun e PD. Ai shton se është diskutuar për planin e daljes nga COVID-19, që do të nis në javët në vijim
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe“, shkruan Rama.
Për më shumë se 4 orë është mbledhur sot Këshilli i Sigurisë dhe ka diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri si dhe për masat e ndërmarra. Pas mbledhjes ka reaguar Meta dhe Rama, ku ka bërë me dije se në fokus të biesadave ka qenë dalja nga situata e COVID-19.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Replika dhe ofendime në distancë mes avokatit Romeo Kara dhe deputetit të Kuvendit Kujtim Gjuzit. Një status i avokatit Kara për politikën shqiptar...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku mori pjesë dhe Lulzim Basha. Në një njoftim Presidenca bën me dije se në mb...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar sot një bisedë me ambasaodren e SHBA, Yuri Kim. Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se ka informuar am...
SHBA- Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit si pasojë e mbylljes së kufijëve, p...
TIRANË– Pas një muaji pushim, nesër rikthehet Kuvendi. Kjo do të jetë seanca e parë që do të zhvillohet që pas përhapjes së koronavirusit në vend, ku deput...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka publikuar sot një video ku një shitës tregon listën e banorëve që marrin ushqime e nuk...
Tiranë– Blendi Klosi, ministri i Turizimit ka deklaruar së fundmi se ekspertët po punojnë për një plan konkret, ku do të ketë distancë mes çadrave nëpër ...