Politike

‘Hiqe atë status ore shoku i Ilir Metës’/ Ofendime në distancë, Kujtim Gjuzi e ironizon, avokati Romeo Kara i kthehet ke

15 Prill 2020, 18:13 Nga DOSJA
‘Hiqe atë status ore shoku i Ilir Metës’/ Ofendime në

TIRANË- Replika dhe ofendime në distancë mes avokatit Romeo Kara dhe deputetit të Kuvendit Kujtim Gjuzit. Një status i avokatit Kara për politikën shqiptare duket se e ka indinjuar deputetin, i cili menjëherë i ka shkruar një mesazh duke e ironizuar për mbiemrin e tij.

“Romeo Kara nëse mbiemrin tënd do ta bëjë në njëjësin e shqipes ti do të ishte Romeo K***, ok? Hiqe atë status ore shoku i Ilir Metës,”- i shkruan në mesazhin e publikuar Gjuzi.

E menjëherëshme ka qënë edhe përgjigja e avokatit, i cili gjithashtu nuk është kursyer në fjalorin e tij, duke mos u kursyer gjithshtu ofendimet ndaj të gjithë politikës shqiptare dhe deputetëve të tjerë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ky është burreci Kujtim Gjuzi, fatkeqësisht kryetar i një pseudopartie dhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë, i zgjedhur nga sistemi i listave dhe i kulisave. Mbasi i dha drejtim kurimit me domate të Covid-19, deputeti më “fenomenal” i gjithë kohërave, po i jep drejtim edhe shumësit apo njëjësit të emrave të gjuhës shqipe, duke përfshirë edhe mbiemrin tim, edhe pse ai nuk rrjedh nga shqipja. Megjithatë këtë “fenomenalin” e siguroj se njëjësin e mbiemrit tim e sheh përditë kur del para pasqyrës dhe shumësin në Parlament,”-shkruan avokati.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi romeo kara kujtim gjuzi romeo kara

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2020, 11:06

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...