Politike

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Meta tregon çfarë u diskutua: Me rëndësi mbrojtja e jetëve ekonomisë dhe mbyllja e vi

15 Prill 2020, 18:08 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Meta tregon çfarë u

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku mori pjesë dhe Lulzim Basha. Në një njoftim Presidenca bën me dije se në mbledhje është diskutuar rreth situatës së COVID-19, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Në njoftim bëhet me dije se Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor.

NJOFTIMI  NGA PRESIDENCA

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u zhvillua sot, nëpërmjet një video-konference, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal. Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor.

Për më shumë se 4 orë është mbledhur sot Këshilli i Sigurisë dhe ka diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri si dhe për masat e ndërmarra. Pas mbledhjes ka reaguar Meta dhe Rama, ku ka bërë me dije se në fokus të biesadave ka qenë dalja nga situata e COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare meta mbledh keshillin e sigurise ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare meta mbledh keshillin e sigurise

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2020, 11:06

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...