Politike

Hajdari bisedë online me Yuri Kim: E informova për gjendjen e vështirë të familjeve shqiptare, jam kundër ndryshimeve në

15 Prill 2020, 16:58 Nga DOSJA
Hajdari bisedë online me Yuri Kim: E informova për gjendjen e

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar sot një bisedë me ambasaodren e SHBA, Yuri Kim. Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se ka informuar ambasadoren për gjendjen e vështirë që ndodhen shumë familje shqiptare në kohën e pandemisë.

Po ashtu deputetja opozitare shton se ka folur dhe për ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat ajo është shprehur se është kundër. “Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. ????”, shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË

Kënaqësi të bashkëbisedoja nëpërmjet video-konferencës me Ambasadoren amerikane Znj. Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri. E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë.

Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. ????

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 rudina hajdari yuri kim masat kunder covid 19 rudina hajdari yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2020, 11:06

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...