Politike

Kokëdhima thirrje qeverisë: Të nisin masat lehtësuese e të shpëtojmë ekonominë

15 Prill 2020, 15:06 Nga DOSJA
Kokëdhima thirrje qeverisë: Të nisin masat lehtësuese e

TIRANË– Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka kërkuar sot nga qeveria që të nisin lehtësimet e masave kufizuese, pasi vetëm kështu mund të shpëtohet ekonomia. Në një reagim Kokëdhima shkruan duhet që vendi t’i kthehet punës, vetëm duke respektuar rregullat.

Qeveria po blen kohën për të mos marrë asnjë përgjegjësi. Pasojat e kësaj politike do të jenë shumë të mëdha. Vetëm hapja e kontrolluar e ekonomisë mund t’i zvogëlojë këto pasoja”, shkruan më tej kreu i Zgjidhja.

REAGIMI I PLOTË

Europa po rikthehet në punë. Fabrikat dhe kantieret prodhuese po hapen në Spanjë, Itali, Austri, Danimarkë etj. “Zgjidhja” i ka mbështetur masat e ashpra të izolimit si mënyra e vetme për t’u përballur me pandeminë në një Shqipëri të vjedhur e me një sistem shëndetësor tërësisht të dobët e të braktisur në vite. Mbyllja e papreçedentë kompenson mungesën e kapaciteteve të sistemit shëndetësor.

‘Zgjidhja’ ka insistuar çdo ditë që njerëzit të lejohen të vazhdojnë punën dhe bizneset të rikthehen në aktivitetin prodhues me qëllim që ekonomia të mbajë frymën gjallë. Rikthimi në punë është e vetmja rrugë që të mos falimentojmë e shkatërrohemi deri në fund si ekonomi dhe si shtet. Qeveria e mbylli, por nuk i dha asnjë ndihmë ekonomisë. Paketa e kafshatës u dha bukë për pak ditë disa mijëra familjeve. Kreditë që qeveria i sugjeron për të paguar punëtorët janë një gur më shumë në qafën e sipërmarrjeve që kanë ndërprerë prodhimin dhe po e gjejnë zgjidhjen te shkurtimi i vendeve të punës.

Shqipëria duhet të rikthehet në punë, për të mbijetuar. Ekonomia është në emergjencë. Qeveria po blen kohën për të mos marrë asnjë përgjegjësi. Pasojat e kësaj politike do të jenë shumë të mëdha. Vetëm hapja e kontrolluar e ekonomisë mund t’i zvogëlojë këto pasoja.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt do nisin masat lehtësuese, por vetëm nëse lakorja e COVID-19 do të vijojë të ulet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koço kokëdhima koronavirusi ne shiqperi koronavirusi ne shqiper lehtesimi i koço kokëdhima koronavirusi ne shiqperi koronavirusi ne shqiper lehtesimi i

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2020, 11:06

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...