Politike

Riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë, Rama i prerë: Boll me sharje! Nuk tërhiqem nga kushti për karantinim në hotel

15 Prill 2020, 14:04 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë, Rama i prerë:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit si pasojë e mbylljes së kufijëve, pjesë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 

Rama ka marrë si shembull Singaporin, vend i cili kishte numrin më të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie deri në momentin kur riatdhesoi 500 studentë të mbetur jashtë dhe i la që të karantinoheshin në shtëpinë e tyre, por pa izoluar familjen e tyre. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë ka shkruar se nuk do të tërhiqej nga kushti i vendosur për kthimin në atdhe të shqiptarëve të mbetur jashtë; karantinimi për 14 ditë në një hotel. 

“Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi. I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë,“-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

Një shembull konkret pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar: Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin mē të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i’u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet. Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe njëçikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit! I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë. Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!

Disa ditë më parë, Rama dha lajmin se shqiptarët e mbetur jashtë do të fillojnë të kthehen në Shqipëri brenda javës. Fillimisht do të ketë fluturime nga Italia dhe më pas nga Gjermania dhe Franca. Të gjithë të riatdhesuarit do të vendosen në hotelet e caktuara nga qeveria për 14 ditë, dhe një ditë qëndrimi në to do të kushtojë 25 mijë lekë të vjetra. Po ashtu edhe bileta do të prenontohet nga udhëtarët, përveç rasteve që kanë prerë kthimin në Shqipëri me “Air Albania”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi riatdhesimi i shqiptareve edi rama koronavirusi ne shqiperi riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2020, 11:06

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...