Rikthehet Kuvendi! Hapet tenderi për maska, dezinfektantë, vitamina e xhel aloe vera, kushti: Sa më lirë!
15 Prill 2020, 13:53Nga DOSJA
TIRANË– Pas një muaji pushim, nesër rikthehet Kuvendi. Kjo do të jetë seanca e parë që do të zhvillohet që pas përhapjes së koronavirusit në vend, ku deputetët do të votojnë për ndryshmet në Kodin Penal, për të ndëshkuar të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e pandemisë.
Megjithatë për deputetët janë marrë masa për t’i mbrojtur nga ndonjë infektim i mundshëm kështu që të gjithë do të jenë të pajisur me maska, doreza e dezinfektantë.
Për këtë arsye është hapur tenderi për “Blerje pajisje dhe materiale në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”, i cili brenda 2 orëve do të caktojë fituese një kompani që do të marrë përsipër sigurinë e deputetëve dhe administratës së Kuvendit. Megjithatë përveç afatit të shkurtër për të siguruar pajisjet mbrojtëse, kompania ka edhe një tjetër kusht që të kualifikohet.
Kriteri bazë për një “po” është çmimi më i ulët që ofrohet nga pjesëmarrëset në garë.
Kuvendi kërkon të blejë 250 copë material denzifektantë, xhel për duart, vitaminë E, Aloe Vera, trietsnolamine e alkoletilik dhe 180 maska. Të gjitha materialet e siguruara nga tenderi do t’u shpërndahen deputetëve dhe administratës.
Siç e ka njoftuar edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, nesër të gjithë të pranishmëve në Kuvend do t’i matet temperatura, do të shpërndahen në sallë dhe në dy katet e tjera dhe do të flasin nga vendi për të shmangur lëvizjen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka publikuar sot një video ku një shitës tregon listën e banorëve që marrin ushqime e nuk...
Tiranë– Blendi Klosi, ministri i Turizimit ka deklaruar së fundmi se ekspertët po punojnë për një plan konkret, ku do të ketë distancë mes çadrave nëpër ...
Politike15 Prill 2020, 11:06
TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka denoncuar në rrjetet sociale se po fshihet rastet me të infektuar me Covid-19 në Shqipëri. Në një statu...
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fituesit e një tenderi gjigand, me vlerë 20 milionë euro, nëpërmjet një procedure të zhvilluar me konkurencë fiktive dhe në...
DW: Ushtria shqiptare patrullon me automjete të blinduara rrugëve të vendit si masë e marrë nga qeveria kundër virusit Corona. Ndaj kësaj mase ka pasur zëra pro...
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar së fundmi se qeveria mohoi faktet, për vendimin që ka marrë për përjashtuar nga TVSH imp...
Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një videomesazhi në Facebook, ka njoftuar se në testin e maturës nuk do të përfshihen tema që nuk janë zhvil...
TIRANË– Ndryshimet e reja në Kodin Penal të propozuara nga qeveria në kuadër të ndëshkimin për mos zbatimin e masava të ndërmarra për parandalimin e COVID-...