Politike

Ish-deputetja e PD publikon dëshiminë e shitësit në Klos: 40% e banorëve blejnë me listë

15 Prill 2020, 13:18 Nga DOSJA
Ish-deputetja e PD publikon dëshiminë e shitësit në Klos:

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka publikuar sot një video ku një shitës tregon listën e banorëve që marrin ushqime e nuk kanë të paguajnë. Në një reagim në Facebook, Çupi shkruan se në Klos njerëzit blejnë me listë, pasi nuk kanë asnjë të ardhur. Tregtari që tregon për këtë gjendje është Rasim Shahini, i cili shprehet se nga kjo situatë është prekur dhe ai, pasi këtë muaj janë dyfishuar blerjet me listë.

“40% e fshatit blejnë me listë. Situata Migjeniane ne realitet dhe propaganda qeveritare ne facebook. Bizneset e mbyllura momentalisht nga situata e krijuar nga Covid-19, tashmë janë në vështirësi, por edhe ato biznese që janë lejuar të jenë hapur, po përballen me probleme. Në këtë kategori bëjnë pjesë dyqanet e vogla e kryesisht në zonat rurale.

Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit.  Ai thotë se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë. Ai tregon se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë ketij muaj.  Kjo situatë jo vetëm ka prekur familjet ne nevojë, por edhe atë si tregtarë.  Por Rasimi shume njerezor tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa buk”, shkruan demokratja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 rasim shahini masat kunder covid 19 rasim shahini

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2020, 11:06

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...