Politike

15 Prill 2020, 11:06 Nga DOSJA

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me të cilën po përballet edhe Shqipëria. Në një intervistë për Report Tv dhe gazetaren Aida Toncica, Klosi ka thënë se Shqipëria do t’ia dalë nga kjo krizë.

“Ishin dy kriza të njëpasnjëshme, tërmeti që e tronditi sektorin se ndodhi në zemër të tij, në Durrës. Por nëse të parin e kaluam me sukses, dhe gjithë ajo punë e madhe që u bë dhe mbështetja e madhe europiane që u dha, do të ishte start i mirë, ndodhi kriza e dytë që duhet parë me detaje dhe duhet luftuar fort, besoj se komuniteti na mirëkupton në këtë pikë. Hotelierët kanë treguar që janë luanër të luftës për mbijetesë, kanë ndërtuar çdo gjë me thonj, shumë pak të mbështetur në këto vite nga shteti, unë jam ministër dhe nuk më takon ta them. 6% i hotelierëve është histori e jashtëzakonshme suksesi, nga 20 në 6% të taksës. Kemi një boom investimesh nga hotelierët privatë dhe të huaj.”-tha Klosi. 

Gjithashtu, ministri është shprehur se Shqipëria ka qenë duke pritur rreth 200 mijë kinezë pas heqjes së vizave, por këto prenotime janë anuluar.

Korona e goditi sektorin por them që duke parë disa karakteristike të veçanta si fakti  që kemi 12 muaj turizëm. Shqipëria vizitohet edhe në shtator edhe në verë. Ne hoqëm vizat me Kinën, prisnim 200 mijë kinezë, ishin prenotuar, ndodhi korona, u shtynë. Por nëse situata rregullohet mund t’i kemi sërish këta vizitorë. Shqipëria i ka të gjithë treguesit që mund të mbijetojë”, tha Klosi.

Shteti shqiptar deri më tani nuk ka dhënë një platformë të qartë zgjidhjeje për sektorin e hoteleri-turizmit dhe e vetmja ndihmë për ta është pagesa me 400 dollarë për një herë të vetme, për të gjithë ato biznese të vogla që kanë pezulluar punën. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aida toncica blendi klosi ekonomia pas koronavirusit aida toncica blendi klosi ekonomia pas koronavirusit

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2020, 21:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vargjet e poezisë së Kico Th. Spirit, duke iu hequr një paralale me situatën e koronavirusit në vend. Në postim...