Politike

Shahini jep njoftimin e rëndësishëm: Në testin e maturës nuk do të ketë pyetje për temat që nuk janë zhvilluar në shk

15 Prill 2020, 06:53 Nga DOSJA
Shahini jep njoftimin e rëndësishëm: Në testin e

Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një videomesazhi në Facebook, ka njoftuar se në testin e maturës nuk do të përfshihen tema që nuk janë zhvilluar në shkollë. Shahini ka qaruar se në testin e maturës do të ketë pyetje nga klasa e 10-të, 11-të, si dhe nga klasa e 12-të për temat që janë zhvilluar teksa nxënësit kanë qenë në klasa. Pr. nuk do të përfshihen në testin e maturës temat që janë zhvilluar në kushte shtëpie.

“Siç ju kemi njoftuar, në testin e maturës nuk do të ketë pyetje, të cilat janë mbuluar gjatë kohës që kemi mësuar në kushte shtëpie. Pra, në testin e maturës do të kemi pyetje nga klasa e 10-të, 11-të, si dhe nga klasa e 12-të për temat që janë zhvilluar sa kemi qenë ende duke mësuar në shkollë. Kjo për arsye se e kuptojmë që zhvillimi i koncepteve të reja në kushte shtëpie është i vështirë. Jo të gjithë nxënësit kanë mësuar mbi temat e reja në tempo dhe me të njëjtën cilësi. Ndaj që të jemi të drejtë, kemi vendosur që t’i heqim këto nga testi i maturës”, është shprehur ministrja.

Që prej fillimit të muajit mars, pas përhapjes së COVID-19, nxënësit dhe studenët zhvillojnë mësimin online. Nuk kanë munguar as reagimet nga opozita, ku qeveria akuzohet se po bën propagandë. Sipas demokratëve  mësimi online ka dështuar, pasi shumë nxënës nuk kanë internet në banesat e tyre. Pak ditë më parë ministrja Shahini deklaroi se nëse shkollat nuk hapen brenda Majit, viiti shkollor do të shtyhet me një muaj. Ndërsa, sa i përket maturantëve  Shahini tha mund të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronavirusi ne shqiperi mesimi online besa shahini koronavirusi ne shqiperi mesimi online

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2020, 21:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vargjet e poezisë së Kico Th. Spirit, duke iu hequr një paralale me situatën e koronavirusit në vend. Në postim...