Politike

Mblidhet për herë të dytë Këshill i Sigurisë. Meta: Fokusi tek mbrotja e jetës së qytetarëve. Rama: Tregova planin e da

15 Prill 2020, 05:31 Nga DOSJA
Mblidhet për herë të dytë Këshill i Sigurisë.

TIRANË- Për më shumë se 4 orë, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha, Gramoz Ruçi dhe disa nga ministrat kanë zhvilluar online mbledhjen e dytë të Sigurisë Kombëtare. Në një njoftim nga Presidenca bëhet me dije se fokusi gjatë mbledhjes ka qenë situata e pandemisë së CVOID-19 në Shqipëri.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal. Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

Meta pas mbledhjes ka bërë me dije se e rëndësishme në këtë situatë është mbrojtja e jetës së qytetarëve, ekonomia dhe përfundimi i vitit shkollor. Ndërkohë në një reagim, Rama ka bërë me dije se ka prezantuar para Presidenti dhe kreut të PD planin e daljes nga situata e pandemsië së COVID-19.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin presidenti  Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrat Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj, Anila Denaj dhe Ogerta Manastirliu. Mbërmjen e djeshme kryedemokrati Basha konfirmoi pjesëmarrjen.

Kujtojmë se takimi i dytë i Këshilli të Sigurisë Kombëtar, u mbaj në një kohë kur janë infektuar 494 persona dhe 24 prej tyre kanë humbur jetën.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha edi rama ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2020, 21:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vargjet e poezisë së Kico Th. Spirit, duke iu hequr një paralale me situatën e koronavirusit në vend. Në postim...