Politike

Falja e TVSH-së për jahtet, Klosi sqaron projektligjin: Kemi marrë shembullin e Maltës, i bëjmë reklamë vendit

14 Prill 2020, 21:02 Nga DOSJA
Falja e TVSH-së për jahtet, Klosi sqaron projektligjin: Kemi

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur sot për projekligjin e propozuar nga qeveria për të falur TVSH-në për ata që impotojnë jahte në vend. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Klosi tha se kjo do të sjell reklamë për Shqipërinë, pasi jahtet do mbajnë flamurin shqiptar.

Ministri më tej tha se një gjë të tillë e ka bërë Malta, prandaj dhe vendimi është marrë në kushtet e konkurrencës.

“Në kushtet e konkurrencës në rajon dhe BE, është e pamundur drejtpërsëdrejt dhe duhet të përfitojmë që t’i japim një numri të konsiderueshëm jahtesh flamurin shqiptar. E ka bërë Malta regjistrim të jahteve pa TVSH me rimbursim, pra me flamur maltez. Tha ministri maltez që jemi një vend i vogël por një pozicion të favorshëm, ndoshta shumë jahte nuk do të shkelin kurrë në Shqipëri do të duhet të kenë një operator, ankorohet në dimër kur nuk lëvizin, mund të krijojmë parkingje që nuk i kemi, pra mund t’i bëhet reklamë Shqipërisë nëpërmjet flamurit. Kjo është një mundësi dhe duhet t’u drejtohem edhe operatorëve turistikë, jam i bindur që kanë zgjedhur një biznes shumë i mirë si turisti”, u shpreh Klosi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi falja e tvsh per jahtet turizmi ne shqiperi blendi klosi falja e tvsh per jahtet turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2020, 21:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vargjet e poezisë së Kico Th. Spirit, duke iu hequr një paralale me situatën e koronavirusit në vend. Në postim...