Politike

14 Prill 2020, 21:01 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vargjet e poezisë së Kico Th. Spirit, duke iu hequr një paralale me situatën e koronavirusit në vend. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se gjendja e pandemisë do të kalojë, ndaj i fton të gjithë qytetarët që të qeshin bashkë me të me vargjet e poezisë. 

“Pak humor, po jo dhe aq! Kjo punë vajti tamam kështu, luftë për të shmangur një tragjedi dhe kur tragjedia nis e shmanget, fillon komedia e fajësimit të njëri-tjetrit! E natyrisht çdo ditë e më mirë larg tragjedisë, çdo ditë e më shumë ankesa e kërkesa, ju për mua e unë për ju! Do kalojë edhe kjo, qeshni pak me mua duke lexuar këtë meme-vjershë, që sapo më erdhi,”-shkruan Rama. 

POEZIA E SHPËRNDARË:

Mora pushkën dola malit, të luftoja për atdhe
Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne
Mora pushkën, dola malit, të luftojë për liri
Ku ta dija unë i shkreti, se armiku ishe ti
Mora pushkën dola malit, të luftojë në furtunë
Ku ta dija unë i ngrati, se armiku isha unë

Deri më tani në Shqipëri nga koronavirusi janë infektuar 475 persona dhe janë shënuar 24 viktima. Ndërkohë janë shëruar 248 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll