Politike

Basha: Paketat e Ramës janë gjysmake, Kosova vetëm në paketën e parë ka dhënë 170 mln euro

14 Prill 2020, 20:38 Nga DOSJA
Basha: Paketat e Ramës janë gjysmake, Kosova vetëm në

TIRANË- I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i Opozitës, Lulzim Basha tha se 2 paketat e shpallura nga kryeministri Rama në kundër të situatës me Covid-19, janë gjysmake. Sipas Bashës, këto janë paketa të pamjaftueshme, duke përmendur Kosovën si shembull, që ka dhënë 170 mln euro vetëm në paktën  parë.

Basha: Ajo që kam mësuar sot nga kontaktet e iniciuar nga vetë faktorët ekonomikë, së pari ka ankesa për paketën që është shpallur. P.sh. shoqatat e turizmit kanë thënë se prezumimi prej 10 mijë të punësuar, nuk është sa 1/10 e të punësuarve në këtë sektor.

Biznesi i vogël pretendon se pagesa prej 26 mijë lekësh, është pothuajse e barabartë me shumën e detyrimeve që duhet të paguajë në periudhën janar-shkurt-mars. Nëse duhet të paguajë 24 mijë lekë dhe qeveria i pej 26 mijë lekë atëherë do të thotë që përfiton vetëm 2 mijë lekë. Këto janë detyrime tatimore. Problemi është se nuk ka likuiditet. Biznesi ka kërkuar që të konsultohet sepse edhe ata kanë idetë e tyre, të cilave edhe ne u kemi dhënë zë. Një pjesë e këtyre ideve janë reflektuar në paktën e shpallur nga Rama dhe presim VKM-në të zbardhet për të dhënë gjykimin tonë final. 

Të dyja paketat janë gjysmake dhe në total nuk kalojnë 100 mln euro, ndërkohë që Kosova vetëm në paketën e parë ka dhënë 170 mln euro. Pse kemi kërkuar që kjo paketë të mos vonohet. Kjo po jepet si shpërblim për papunësinë, pasi biznesi është në koma. Pse duhet të prisnim që këta njerëz të nxirreshin nga puna për t’i paguar, pse të mos stimulonim pra 3-4 javësh biznesin që të kishte likuiditet që të kishte para që të paguante të punësuarit. Së pari do të mbahej në këmbë në punë punëdhënësi. Shqipëria i kishte dhe i ka mundësitë monetare për t’i kompensuar bizneset. 

(Marrë nga RTV Ora)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike lulzim basha masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike

Sondazh

Poll