Politike

Meta shpërndan postimin e Manastirliut: Shërimi i Bratajt dhe Koraqit është një lajm i mirë, mjekët janë heronj

14 Prill 2020, 18:19 Nga DOSJA
Meta shpërndan postimin e Manastirliut: Shërimi i Bratajt dhe Koraqit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta më anë të një postimi në mediat sociale ka reaguar për shërimin e mjëkve Brataj dhe Koraqi që prej ditësh po luftonin me COVID-19. Meta shprehet se shërimi i dy mjekëve është një lajm i mirë dhe shton se duhen forcuar masat mbrojtëse ndaj mjekëve dhe qytetarët të bashkëpunojnë.

Kreu i Shtetit ka zgjedhur që shpëndajë postimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiriu dhe shkruan se mjekët janë heronj.

Shërimi i Dr.Skënder Brataj dhe Dr.Andi Koraqi nga #COVID19 është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë, sikundër është edhe shërimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët e kanë fituar betejën me këtë pandemi të rrezikshme!

Duke i falenduar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor, që me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm po sakrifikojnë si askush tjetër për shëndetin e çdo qytetari në vijën e parë të frontit, ritheksoj rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse ndaj tyre dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit tonë për t’ua lehtësuar punën sa të mundemi. #MjekëtJanëHeronj ??”, shkruan Presidenti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi koraqi ilir meta masat kunder covid 19 skender brataj andi koraqi ilir meta masat kunder covid 19 skender brataj

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2020, 15:51

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është përplasur me Kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të disa video ku shfaqeshin grumbuj qytetar...