Politike

Projektligji për faljen e TVSH-së, Tabaku: Kush janë të privilegjuarit e qeverisë në këtë kohë krize?

14 Prill 2020, 18:05 Nga DOSJA
Projektligji për faljen e TVSH-së, Tabaku: Kush janë të

TIRANË- Këshilli i Minsitrave ka depozituar në Kuvendit një projektligj për  faljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për importimin e jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vjet, që përfshihen në kodin 8903, të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.

Pasi Kuvendi e ka bërë publik këtë projektligj, ka reaguar dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një reagim në Facebook, Tabaku hedh dyshime se qeveria po favorizon blerësit e hajteve dhe për të ky projektligj është jashtë çdo logjikë në këtë kohë. “Me këtë akt qeveria e zgjidh fare lehtë qesen kur bëhet fjalë për blerësit e jahteve, ndërsa për 3 milionë shqiptarët nga të cilët mbi 500 mijë janë të punësuar në privat e njëjta qeveri nuk ka parà“, shkruan demokratja. 

REAGIMI I PLOTË

As më shumë dhe as më pak janë të gjithë ata që importojnë jahte dhe mjete të tjera lundruese. Është jashtë çdo logjike normale ekonomike dhe njerëzore që në këto ditë të vështira për shqiptarët qeveria shqetësohet dhe harton ligje për të favorizuar ata që blejnë jahte. Për më shumë se 5 javë, nisur nga situata e vështirë e pandemisë, opozita ka kërkuar faljen e taksave dhe tatimeve për biznesin e vogël dhe të mesëm si një rrugë për të lehtësuar dhimbjet që po shkakton virusi në ekonomi. Përgjigja e vetme ishte refuzimi kategorik dhe sulmi politik nga ana e kryeministrit.

Në kushtet kur paketat ekonomike të qeverisë janë thjesht deklarata dhe aspak të prekshme për shqiptarët, deputët socialistë kanë çuar në datën 10 prill në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve. Pra disa ditë pasi i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në kokërr më kokërr, qeveria merr vendimin për të përjashtuar importuesit e jahteve.

Me këtë akt qeveria e zgjidh fare lehtë qesen kur bëhet fjalë për blerësit e jahteve, ndërsa për 3 milionë shqiptarët nga të cilët mbi 500 mijë janë të punësuar në privat e njëjta qeveri nuk ka parà. Qartë e më qartë e ditë pas dite për 7 vjet me radhë , me çdo veprim dhe ligj të miratuar kjo qeveri dhe ky kryeministër tregojnë se janë thjesht dhe vetëm në shërbim të oligarkëve dhe jo të shqiptarëve. Tashmë ata e dinë mirë dhe e kanë kuptuar se kush është shqetësimi i vërtetë i kësaj qeverie që në kulmin e krizës shqetësohet që të heqë taksat për jahtet në vend që të lehtësojë nga detyrimet ata që janë në kushte më të vështira dhe kanë vërtet nevojë për ndihmën e shtetit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike falja e tvsh per jahtet jorida tabaku falja e tvsh per jahtet jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2020, 15:51

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është përplasur me Kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të disa video ku shfaqeshin grumbuj qytetar...