Politike

14 Prill 2020, 15:51 Nga DOSJA

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është përplasur me Kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të disa video ku shfaqeshin grumbuj qytetarët në Fier gjatë shpërndarjes së ndihmave. Në një postim në Facebook, Baçi ka treguar se si janë shpërndarë ndihmat për komunitetin rom dhe egjiptian nga Bashkia Fier.

Sipas ish-deptutetit është bërë një organizim i çorganizuar dhe qytetarët kanë krijuar grumbuj në këtë kohë kur duhet respektuar distanca sociale. Ai i bën thirrje kreut Armando Subashit që këto pamje t’ia tregojë dhe ambasadores Yuri Kim dhe mos ta disinformoj.

“PO NDODH TANI NE BASHKINE FIER. Nje situat e tille, shume e rrezikshme, eshte e perditshme. Organizim i çorganizuar, nga bashkia. Sasia e ndihmave shume e vogel, ne krahasim me nevojat dhe numurin e banoreve. Fieri po rrezikon shume, ne perhapjen e koronavirusit, me grumbullime te tilla, jashte çdo, rregulli duke qene se eshte nje nga bashikit me te prekura nga COVID-19. Kete video dhe shume te tjera si kjo, do te bente mire Z Subashi qe tja tregonte dhe Ambasadores Amerikane Znj Yuri Kim dhe mos ta disiformoj”, shkruan Baçi.

Pas publikimit të videos nga demokrati, ka ardhur një reagim i ashpër dhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se situata është inskenuar nga PD. Rama më tej shkruan se kjo është e turpshme dhe çnjerëzore, pasi sipas tij PD ka përdorur romët mish për top.

“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komuniteti rom luan baci ndihmat ne fier edi rama komuniteti rom luan baci ndihmat ne fier

Sondazh

Poll