Politike

Plani i lehtësimit të masave, Rama mbledh drejtuesit e Policisë: Zhvilluam një konsultim

14 Prill 2020, 15:21 Nga DOSJA
Plani i lehtësimit të masave, Rama mbledh drejtuesit e Policisë:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë virtuale me drejtuesit e Policisë së Shtetit, me të cilët është konsultuar për lehtësimet që do të bëhen publike shumë shpejt.

Në një reagim në Facebook, Rama ka bërë me dije se  do të garantohet mbrtojtje për të gjithë qytetarët gjatë fazës së tranzicionit, por dhe kur situata të normalizohet. 

? KONSULTË ME DREJTUESIT E POLICISË SË SHTETIT PËR LEHTËSIMET E MËTEJSHME DHE GARANTIMIN E STANDARTEVE TË MBROJTJES NGA ARMIKU I PADUKSHËM GJATË TRANZICIONIT DREJT NORMALIZIMIT”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama më herët ka bërë me dije se shumë shpejt do të ketë një plan të qartë të daljes nga situata e COVID-19, ku nga java e ardhshme do të bëhen publike masat e reja lehtësuese. Të shtutën do të vihet në dispozicion për të gjithë emigrantët një linjë fluturimi nga Roma në Tiranë, por pas kthimit në Shqipëri do kenë të detyrueshme qëndrimin për 14 ditë në karantinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lehtesimi i masave te covid-19 masat kunder covid 19 edi rama lehtesimi i masave te covid-19 masat kunder covid 19

Sondazh

Poll