Politike

Cakaj talefonata me faktorin politik shqiptar në ballkan: Bashkë do t’ia dalim në luftën kundër COVID-19

14 Prill 2020, 14:28 Nga DOSJA
Cakaj talefonata me faktorin politik shqiptar në ballkan: Bashkë do

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në facebook, bëri me dije se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.

Sipas një njoftimi nga ministria e Jashtme, bëhet me dije se telefonatat kishin në fokus diskutime mbi masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit intensiv gjatë këtyre ditëve, deri në mposhtjen përfundimtare të COVID-19, në të mirë të shëndetit të të gjithë shqiptarëve.

“Sot zhvillova një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës, për të biseduar për shëndetin e bashkëkombësve tanë, masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar në mposhtjen përfundimtare të COVID-19.

Bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Glauk Konjufca, zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, Kryetarin e Tuzit, z. Nik Gjeloshaj e zv. Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu dhe, natyrisht, me Kryetarin e Bujanovcit, z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa. Ndonëse në këtë luftë jemi sfiduar të gjithë, së bashku do t’ia dalim pa asnjë diskutim! Natyrisht, ne do ta ruajmë komunikimin institucional për të bashkërenduar veprimet tona sipas nevojave”, shkruan Cakaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike faktori politik shqiptar ne ballkan gent cakaj masat kunder covid 19 faktori politik shqiptar ne ballkan gent cakaj masat kunder covid 19

Sondazh

Poll