Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal, maxhoranca reflekton dhe zbut masën e dënimit për situatën e pandemi
14 Prill 2020, 14:09Nga DOSJA
TIRANË- Komisioni i Ligjeve pas diskutiemve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet ashpërsimi i masave për ata që shkelin karantinën e përhapin në mënyrë të qëllimshme sëmundjet e infektivit. Sipas informacioneve mësohet se maxhoranca ka bërë ndryshime të variantit të parë, ku janë ulur disa nga dënimet.
Komisioni i lIgjeve ka vendosur që të ulë dënimin për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet maksimumi zbret në 5 vjet. Por nëse virusi i shpërndarë shkakton vdekjen e tjetrit, dënimet do të vijojnë të jenë 10 dhe 15 vjet burg.
NDRSYHIMET E PLOTA: Gjobë ose burgim deri në 1 vit, për moszbatimin e urdhrave të autoriteteve. Dënim 2 deri në 3 vite për ata të thyejnë karantinën. Përhapja e semundjeve infektive do të dënohet nga 2 deri në 5 vite heqje lirie.
Por nëse infektimi ka pasoja të rënda tek të tjerët do ketë dënim nga 3 deri në 10 vite. Maxhoranca nuk është tërhqeut nga maksimumi i dënimit, pasi kush shkakton vdekjen e tjetër duke përhapur virusit do dënohet nga 5 deri në 15 vite burgim.
Kundër propozimeve dhe amendimit në Kodin Penal në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u shpreh ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, sipas të cili këto ndryshime duhet të ishin diskutuar me ekspertët. Në fund kundër ka votuar vetëm deputeti i opozitës Anti Permëti.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Bashkimi Evropian ka ndryshuar buxhetin dhe tashmë do të alokohet fondi prej 100 milionë Euro për pr...
TIRANË- Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajradi i ka ka dërguar sot një letër kreut të Kuvendit, Gramor Ruçi, të cilit i kërkon që s...
TIRANË– Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë me dije sot se BE ka ndryshuar buxhetin për vitin 2020. Sipas Sorecës në buxhet përfshihet dhe fo...
TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi ka folur për nismën e qeverisë, për miratimin e një projektligji, që do të mundësojë dënime të ashpra me burgim, për të gjithë...
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk është shfaqur buzëgaz për ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen me urgjencë nga maxhoranca të en...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një prej teorive konspirative që qarkullon në rrjetet sociale, se pandemia është hedhur nga Kina për të sje...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shoejguar sot detaje dhe u është përgjigjur shumë qytetarëve që ksihin pyejte në lidhje me paketën e zgjeruar ekonomike, n...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ndjekësve të shqetësuar në Facebook të cilët iu ankuan për kushtet ekonomike. Rama tha se konsumi është rritur ç...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se po përgatit një plan për të bërë mundur rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit. Në një deklaratë...