Politike

100 mln € për Shqipërinë për rindërtimin, Rama pas ndryshimit të buxhetit nga BE: I qëndruan angazhimit

14 Prill 2020, 13:43 Nga DOSJA
100 mln € për Shqipërinë për rindërtimin, Rama pas

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Bashkimi Evropian ka ndryshuar buxhetin dhe tashmë do të alokohet fondi prej 100 milionë Euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit në Shqipëri. 

Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se është një lajm i mirë, pasi BE po i qëndron angazhimit të saj dhe po përmbush premtimin e dhënë. 

? NJË LAJM I MIRË QË PAVARËSISHT HALLIT TË MADH TË PĒRBALLIMIT TË PASOJAVE TË KËSAJ LUFTE BOTËRORE, BE I QËNDROI ANGAZHIMIT TË 17 SHKURTIT NË BRUKSEL DHE 100 MILIONË € E PREMTUAR NGA KOMISIONI EUROPIAN PËR RINDËRTIMIN, U ALOKUAN NË BUXHETIN E RISHIKUAR TË BE2020????“, shkruan Rama. 

Më herët ka reaguar dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka bërë me dije se BE po mban premtimin e dhënë dhe do jetë gjithmonë pranë Shqipërisë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be ndihmon shqiperine edi rama programi i rindërtimit be ndihmon shqiperine edi rama programi i rindërtimit

Sondazh

Poll