Politike

‘S’dilni as për kafe e as për birra’, Rama i bën llogaritë shqiptarëve me laps e letër: Ju japim 400 mijë lekë, ke

14 Prill 2020, 11:46 Nga DOSJA
‘S’dilni as për kafe e as për birra’, Rama i

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë se shqiptarët në këtë kohë karantine kanë shumë më pak shpenzime sesa para COVID-19. Teksa po fliste për personat që përfitojnë nga paketa e zgjeruar, Rama tha se shteti nuk do të llogaritë paratë e dhëna një më një, pasi sipas tij, shumë nga ata që do të paguhen, do të kthehen në punë në fillim të muajit maj.

Edi Rama: Unë besoj se nga fillimi i majit ata do të kthehen në punë, por s’ka problem, s’do të bëjmë llogari të ngushta, por llogari plot prej 400 mijë lekësh, që të mos keni probleme. Ndërkohë që s’dilni as për kafe as për birra, s’keni shpenzimi. Janë të mjaftueshme për të kaluar pa stres këtë fazë.

Ndërsa më vonë u shpreh: Ti Alban, s’ka pse të të ndihmojë shteti. Edhe unë punoj por jam me gjysmë page. Përse të të ndihmojmë? Ti tani ke kursyer edhe më shumë se je pa kafe pa birra.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një video-komunikimi mesditën e të martës në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama shpjegoi se janë 176 mijë biznese dhe individë që do të përfitojnë 400 dollarë nga kjo paketë. Ai tha se paratë do të kalojnë në çdo llogari dhe iu bëri thirrje atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pasi do të marrin shpërblim dhe do të përfitojnë një punë të sigurtë të ligjshme në të ardhmen.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ekonomia pas koronavirusit edi rama ekonomia pas koronavirusit

Sondazh

Poll