Politike

Pagat e vonuara, Rama: Do t’i marrin të gjithë, janë në Thesar, Roviii siç e e ke emrin do t’i marrësh të gjitha

14 Prill 2020, 11:45 Nga DOSJA
Pagat e vonuara, Rama: Do t’i marrin të gjithë, janë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka qetësuar të gjithë ata përfitues nga paketa e parë që nuk kanë marrë ende pagat e luftës. Rama tha se paratë janë të gjitha në thesar, por pasi bëhen verifikimet në terren, atëherë shpërndahen nëpër banka.

Edi Rama: Kemi një byrektore të vogël, u mbyllëm, aplikuam refuzuam. Do të merrni 400 mijë lekë me paketën e dytë. S’kemi refuzuar asnjë ne që ka të drejtë të marrë atë që i takon. Janë refuzuar ata që s’janë në atë kategori. S’është refuzim dhe përjashtim nga ndihma, por refuzim i aplikimit në dritaren e gabuar. Është thënë e stërthënë se kush janë bizneset, ndërsa ti Ro Vi, ky është emri që ke në pyetje, do të marrësh 400 mijë lekë. Nga paketa e parë janë 30 mijë e ca, po vonohen sepse bëhen verifikimet. Kalon paga siç e kanë marrë të tjerët. Janë në thesar, lëvrohen pasi marrin vulën e tatimeve të republikës. Pjesa tjetër, 176 mijë do të marrin 400 mijë lekë, për këto ditë deri në fund të majit.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një video-komunikimi mesditën e të martës në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama shpjegoi se janë 176 mijë biznese dhe individë që do të përfitojnë 400 dollarë nga kjo paketë. Ai tha se paratë do të kalojnë në çdo llogari dhe iu bëri thirrje atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pasi do të marrin shpërblim dhe do të përfitojnë një punë të sigurtë të ligjshme në të ardhmen.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama paga e luftes edi rama paga e luftes

Sondazh

Poll