Politike

Zgjatja e fashave të orareve/ Lleshaj thirrje qytetarëve: Mos abuzoni, synojnë lehtësim të vajtjes dhe ardhjes në punë

14 Prill 2020, 11:44 Nga DOSJA
Zgjatja e fashave të orareve/ Lleshaj thirrje qytetarëve: Mos abuzoni,

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një postimi në Facebook, iu bën thirrje qytetarëve të mos shpërdorojnë zgjatjen e fashave të reja të orarit për të bërë lëvizje të panevojshme. Lleshaj sqaron se qëllimi i zgjatjes së orareve  është që të krijohen lehtësira për vajtjen dhe ardhjen në punë si dhe të mos krijohen radhë në tregje.

“Fashat e reja të kohës së qarkullimit, synojnë lehtësim të vajtjes dhe ardhjes në punë dhe ulje të dendësisë së qytetarëve në tregje dhe në rrugë. Në funksion të kësaj, Policia do t’i shtojë përpjekjet që hapësirat e reja të përdoren në funksion të frenimit të COVID-19 dhe të mos shpërdorohen nga persona të papërgjegjshëm. Për këtë qëllim janë shtuar kapacitetet e kontrollit me njerëz dhe teknologji moderne. Qytetarët janë të lutur të bashkëpunojnë me autoritetet në funksion të qëllimit të madh të ruajtjes së jetës.”, shprehet Lleshaj. 

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi se gjatë fashave të orarit që nuk lejohet lëvizja e njerëzve dhe mjeteve, do të kryejë nga kontrolle me drone nga ajri. Territori do të kontrollohet me drone të një teknologjie të lartë, pasi do të kenë kamera me rezolucion të lartë, me të cilat do të sigurohen pamje të qarta.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll