Politike

Rama: S’ka shtyrje të pagesës së sigurimeve shoqërore!

14 Prill 2020, 11:28 Nga DOSJA
Rama: S’ka shtyrje të pagesës së sigurimeve shoqërore!

TIRANË– Të gjithë bizneset dhe individët që paguajnë siguracione shoqërore nuk përfitojnë asnjë shtyrje apo falje të pagesës.  Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nuk ka shtyrje të pagesës pasi sipas tij, sigurimet përkthehen në pensionet e më të moshuarve.

“Nuk shtyhen pagesat e shoqërimeve shoqërore. Pagesat e sigurimeve janë pensionet, ato ndajnë personin që mbështetet nga ai që s’mbështetet. Babai e nëna jote, s’i hedhim dot në gropë se ti Nehat do të shtysh sigurimet. Nehati thotë si do e bëjmë ne këtë punë? Ti do të paguash Nehat të gjithë sigurimet. Pa diskutim. “-tha Rama.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një video-komunikimi mesditën e të martës në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama shpjegoi se janë 176 mijë biznese dhe individë që do të përfitojnë 400 dollarë nga kjo paketë. Ai tha se paratë do të kalojnë në çdo llogari dhe iu bëri thirrje atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pasi do të marrin shpërblim dhe do të përfitojnë një punë të sigurtë të ligjshme në të ardhmen.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sigurimet shoqërore të papaguara edi rama sigurimet shoqërore të papaguara

Sondazh

Poll