Politike

Rama njofton shoferët: Të gjithë ata që duan të shkojnë në punë me makinë do munden, gati aplikacioni, nis që sot!

14 Prill 2020, 11:27 Nga DOSJA
Rama njofton shoferët: Të gjithë ata që duan të

TIRANË- Kryeministri ka sqaruar se nga sot do të ketë një aplikacion të veçantë për të gjithë ata që duan të shkojnë në punë me makinën e tyre. Rama tha se do të ketë masa të rrepta për të gjithë shkelësit, por do të merren masat që të gjithë ata që përdorin makinën për xhiro të ndëshkohen.

Pyetje: Kur është orari i lëvizjes së lejuar apo ka ndryshuar?

Edi Rama: Sa herë do të të njoftojmë? Fasha e orarit është zgjeruar sepse kemi bërë një hapje me pikatore në funksion të çlirimit të gjithë asaj shtrëngese dhe kemi përparim falë jush. Edhe për të lehtësuar po bëjmë zgjerimin e fashës orare. Fasha është 05 me 17:30. Sot do t’ju japim aplikim të thjeshtë për të gjithë ata që duan të shkojnë në punë me makinë. Kush ka makinë do të shkojë me makinë në punë, jo për xhiro, siç kemi vënë re se ka ndodhur dje dhe të premten. Duke vënë re këto shenja që na vënë në rrezik këto shenja, do të lejojmë lëvizjen me makinë për në punë.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një video-komunikimi mesditën e të martës në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama shpjegoi se janë 176 mijë biznese dhe individë që do të përfitojnë 400 dollarë nga kjo paketë. Ai tha se paratë do të kalojnë në çdo llogari dhe iu bëri thirrje atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pasi do të marrin shpërblim dhe do të përfitojnë një punë të sigurtë të ligjshme në të ardhmen.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll