Politike

“Do merrni shpërblim”, Rama “josh” të gjithë ata që punojnë në të zezë: Denonconi se do keni punë të ligjshme

14 Prill 2020, 11:25 Nga DOSJA
“Do merrni shpërblim”, Rama “josh” të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë sepse do të marrin shpërblim dhe punë të ligjshme në të ardhmen. Rama thotë se nuk ka asnjë formulë tjetër sesi mund të arrijnë të provojnë që dikush ka punuar në një biznes i pasiguruar nëse nuk bëhet denoncimi.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Nuk është e qartë nëse ti je tek kategoria e parë, apo tek paketa e zgjeruar. Por të gjithë ata që janë qoftë e para qoftë tek e dyta, i marrin paratë tek llogaria e tyre, jo nga pronari. Sepse s’duam që pronari të të japë një pjesë, por duam që paratë të vijnë drejtpërdrejt tek arka e shtëpisë tuaj. Po ne që jemi pa sigurime, çfarë të bëjmë? Për fat të keq, ata që nuk e kuptojnë shkojnë në fyerje, mashtrime, premtime, kemi faj ne që ju besuam…por punën në të zezë ne e luftuam me të gjitha format. Ata që punojnë në të zezë, duhet të kenë kurajon që të denoncojnë. Po bëjmë gati shpërblim financiar për ata që do të thonë kam punuar në të zezë në filan kompani. Kemi arritur të bëjmë spostime nga e zeza në të ligjshme, falë përpjekjeve. Do të kemi një ofertë të re, për të gjithë ata që punojnë në të zezë. Do tju japim shpërblim dhe do t’a ndjekim punën e tyre në mënyrë që pronari të njohë të drejtën e tyre për të qenë të regjistruar. Kjo është koha për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë. Por se bëjmë dot me sharje me mallkime. Po ne ju dhamë votat, da da da… Asnjë shtet se bën dot, se është e pabëshme. Si e ndajmë të vërtetën? Një pjesë ka punuar në të zezë, një pjesë ka pirë kafe e ka dhënë mend në Facebook.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një video-komunikimi mesditën e të martës në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama shpjegoi se janë 176 mijë biznese dhe individë që do të përfitojnë 400 dollarë nga kjo paketë. Ai tha se paratë do të kalojnë në çdo llogari dhe iu bëri thirrje atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pasi do të marrin shpërblim dhe do të përfitojnë një punë të sigurtë të ligjshme në të ardhmen.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama punonjesit e pasiguruar edi rama punonjesit e pasiguruar

Sondazh

Poll