Politike

“Nuk duam t’ua mbajë një pjesë pronari”, Rama tregon si merret 400 mijë lekëshi nga përfituesit e paketës së dytë

14 Prill 2020, 11:15 Nga DOSJA
“Nuk duam t’ua mbajë një pjesë pronari”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga 400 miëj lekëshe që do të përfitojnë të gjithë ata që janë pjesë e paketës së dytë ekonomike, do të shkojë direkt tek qytetari. Në një dalje LIVE në Facebook, Rama u shpreh se kjo gjë behet pasi nuk do që shefi apo pronari i kompanisë t’u mbajë lekët punëtorëve dhe t’u japë vetëm një pjesë. sipas kryeministrit, procedura kërkon vetëm një verifikim në email.

E kam të pamundur t’ua shpjegoj të gjithëve të njëjtën gjë pafundësisht. Ne duam që kjo pagë, 400 mijë lekë të vijë drejtpërdrejt tek ju, jo nëpërmjet kompanisë ku punon. Punonjësit janë përzgjedhur bazuar nga dokumentet që janë paraqitur nga kompanitë deri në datën 10. Që do të thotë se të gjithë ata që janë larguar nga puna për shkak të covid-19, marrin pagën.

Pra ne disponojmë emrin tuja dhe duhet vetëm të konfirmoni. Një konfirmim shumë i thejshtë pa asnjë procedurë….është e detyrushme të bëhet një verifikim. Ndërsa për bizneset e vogla është më e gjatë procedura. Askush nuk mbetet pa marrë pagën, por thejsht procedura e verifikimit është pak më e gjatë. Thjesht me një klik, përmjet emailit, do tregoni, jam unë dhe kaq. Nuk duam që pronari t’ua mbaje lekët e t’ua japë një pjesë,”– tha Rama.

Rama ka prezantuar dje paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll