Politike

Rama shpjegon paketën e zgjeruar: Përfitojnë 176 mijë biznese, ata që punojnë në të zezë do shpërblehen po denoncuan

14 Prill 2020, 10:29 Nga DOSJA
Rama shpjegon paketën e zgjeruar: Përfitojnë 176 mijë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot paketën e zgjeruar e cila bën përfitues të 400 mijë lekëve të vjetra, të gjithë ata punonjës të biznesit të madh që kanë humbur punën për shkak të Covid-19, 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve si dhe 10 mijë të punësuarve në sektorin e turizmit.

Në një deklaratë LIVE në profilin e tij në facebook, Rama tha se kalimi i lekëve d të bëhet drejt e në llogarinë bankare të qytetarëve, pasi nuk do që shefi apo pronari i kompanisë t’u mbajë lekët punëtorëve dhe t’u japë vetëm një pjesë. Sipas kryeministrit, procedura kërkon vetëm një verifikim në email. Rama sqaroi gjithashtu të punësuarit që duan të lëvizin me mjetin e tyre dhe tha se nga sot do të jetë gati aplikacioni, dhe se autorizimi do të jetë më i thjeshtë në këtë mënyrë. Për riatdhesimin e shqiptarëve, kryeministri shtoi se po bëhet gati plani ndërsa rregullat do të prezantohen në ditët në vijim dhe se do të kthehen ata shqiptarë që janë bllokuar dhe duhet të jenë në vendin e tyre. Kryeministri ‘joshi’ të gjithë ata që punojnë në të zezë që të denoncojnë pronarët e tyre në mënyrë që të përfitojnë shpërblim ekonomik dhe një punë të ligjshme në të ardhmen.

Për sigurimet shoqërore, Rama u tregua i prerë dhe tha se nuk ka asnjë lloj shtyrje. Kreu i Qeverisë u shpreh gjithashtu se shumë shpejt do të prezantohet plani i hapjes së rrugëve dhe se lokalet e restorantet janë të fundit. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Operatorin e OSHEE-së në Vlorë se do të bëjë verifikime për rastin e një denoncimi, pasi një qytetar i ishkroi se nuk ka përfituar nga falja e kamatvonesës. “Kamatvonesat janë falur. Do e verifikoj pse duhet të veni ju atje, por pagesën mund ta bëni njësoj siç bëni komentin, online,”– tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë gjatë shpjegimit, Rama u bëri edhe llogaritë shqiptarëve, me ‘laps e letër’ teksa shtoi se konsumimi i ushqimeve është rritur, por nuk i gjen dot shpjegim pasi shumë në Facebook, i qahen se po vdesin për bukë. Rama ‘iu ankua’ edhe Albanit që kërkoi ndihmë dhe tha se edhe ai bashkë me deputetët e ministrat nuk kanë marrë pagesë të plotë. 

Madje, njërit prej qytetarëve, Albanit, Rama i tha që të vazhdojë të punojë se mund edhe të ketë kursyer këto kohë që s’ka pirë birra e kafe. Për arbitrat, Rama nuk premtoi asgjë sepse me ironi tha se ‘ata japin shumë penallti gabim’. Në fund, numri një i Qeverisë, ka komentuar edhe një prej teorive konspirative që qarkullon në rrjetet sociale, se pandemia është hedhur nga Kina për të sjellë izolimin, që më pas të instalohen antenat 5G. Rama tha se kjo është një nga idiotësitë më të mëdha që është dëgjuar në Shqipëri gjatë këtyre ditëve dhe bëri thirrje për përqëndrim tek gjërat që kanë vërtet rëndësi.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll