Politike

400 dollarë për 176 mijë familje, Rama: Nga data 20 prill do të keni paratë në llogarinë tuaj, brenda majit mund të kthe

14 Prill 2020, 08:20 Nga DOSJA
400 dollarë për 176 mijë familje, Rama: Nga data 20 prill do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se pas datës 20 prill, 176 mijë familje do të kenë mundësi të marrin 40 mijë lekë të reja (400 dollarë), pasi kanë humbur punën e tyre për shkkak të luftës me Covid-19. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se pas datës 20 prill do të fillojë derdhja e parave në llogarinë e atyre kategorivë që përfitojnë, përkatësisht:

Më tej, kryeministri shton se këto kategori brenda muajit maj mund të kthehen në punë.

Statusi i plotë

Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje

Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë

*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit.

Rama ka prezantuar dje paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll