Politike

“Këndojmë të ndarë, por jo të braktisur”/ Rama publikon këngën labe për koronavirusin

14 Prill 2020, 06:45 Nga DOSJA
“Këndojmë të ndarë, por jo të braktisur”/

Tiranë- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku disa këngëtarë nga zona e Labërisë këndojnë një këngë për COVID-19.  Kënga këndohet nga Ansambli Cipini, ndërsa titulli i saj është “Këndojmë bashkë, por jo të braktisur”. Në këtë video vihen në dukje bukuritë e zonës dhe përcillet mesazhi, se në këto  ditë është shumë e rëndësishme të qëndrosh në shtëpi, me qëllimin që të mbrojmë veten dhe të tjerët. “Mirëmëngjes ndryshe“, shkruan Rama krahas videos.

Ndërkohë në Shqipëri, është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 24 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama viktimat e covid ne shqiperi edi rama viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll