Politike

‘Mbyll grilat që të mos duket’/ Berisha publikon FOTOT: Kryetari i Partisë Socialiste në Mat, pi raki në lokal

13 Prill 2020, 20:40 Nga DOSJA
‘Mbyll grilat që të mos duket’/ Berisha publikon FOTOT:

MAT– Ish-kryeministri Sali Berisha kryetarin e Partisë Socialiste Mat Hasan Pasha, i cili pasi sipas tij nuk ka zbatuar rregullat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi.

Berisha ka shpërndarë fotot që i kanë mbërritur nga një qytetar, i cili pretendon se Pasha është duke pirë raki në një lokal me disa persona të tjerë, ndërsa kanë ulur grilat e dritareve që të mos duken nga jashtë.

“Lokalet nuk mbyllen për narkokryetarët, urdhëri vlen vetëm për qytetarët! Lexoni mesazhin, shikoni foton e qytetarit dixhital. Pershëndetje, më thuaj të lutem si mund t’i respektojnë rregullat e qeverisë dhe të kryeministrit qytetarët e thjeshtë, kur vetë kryetari i Partisë Socialiste në Mat, Hasan Pasha frekuenton lokale me grrila të ulura,”-shkruan denoncuesi.

POSTIMI I PLOTË:

Megjithatë, pavarësisht prentendimeve të qytetarit, nuk dihet se kur janë shkepur fotot dhe nëse në të vërtetë kryesocialisti i zonës ka shkelur karantinën.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi mat sali berisha koronavirusi ne shqiperi mat sali berisha

Sondazh

Poll