Politike

Plani i dytë ekonomik, ministri Ahmetaj tregon dy bizneset që nuk përfitojnë: Niptin e kanë në rritje

13 Prill 2020, 20:17 Nga DOSJA
Plani i dytë ekonomik, ministri Ahmetaj tregon dy bizneset që nuk

TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur lidhur me planin e dytë ekonomik të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se nga paketa nuk do të përfitojnë marketet dhe farmacitë pasi kanë shënuar rritje të të ardhura në Niptet e tyre.

Farmacistët dhe dyqanet e vogla nuk do të paguhen. Nuk ka probleme si bizneni i vogël normal këta. Janë në punë normale. Kanë nipte që kanë rritje, se ka kërkesë,”-tha Ahmetaj.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll