Ndryshimet në Kodin Penal, Ulsi Manja tregon modelet që ka ndjekur qeveria: Kemi parë nga Gjermania e deri në Kosovë
13 Prill 2020, 19:51Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh dhe deputet i Partisë Socialiste, ka folur sot për ndryshimet që janë propozuar nga qeveria për Kodin Penal, ku do ashpërsohen masat për ata shkelin rregullat e qeverisë për mospërhapjen e COVID-19.
Manja ka treguar dhe modelet nga të cilat është nisur maxhoranca, për të bërë këto ndryshime që ai i quan të nevojshme. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Manja tha se këto ndryshime janë marrë nga Gjermania e deri në Kosovë.
“Edhe për modelet që iu jemi referuar, amendamentet janë dorëzuar nga kolegia, që është mjeke. Edhe me këto plotësime që do t’i bëjmë Kodit Penal të jeni i bindur se do jenë në harmoni me legjislacionin evropian, ku ne duam të shkojmë. Jemi të hapur me cdo koment që mund të vijë nga Shoqëria Civile dhe cilido që do të pasurojë këtë nismë, së cilës do i shkojmë deri në fund.
Masat e dënimit variojnë nga gjobë deri në 10 vite burg, kur infektimi me dashje ka cuar deri në vdekje të personit, por medelet që kemi marrë në studim e kanë me masa penale. Janë studiuar modelet e Italisë, Kroacisë, Danimarkës, Spanjës, Gjemarnisë, Belgjikës, Austrisë, Hungarisë, Malit të Zi dhe Kosovës, që i ka bërë këto ndryshime në vitin 2018”, tha Manja.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur ftesës së Edi Ramës për bashkëpunim gjatë situatës së pandemisë. Basha në një intervis...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i është përgjigjur negativisht ftesës së Kryeministrit Edi Rama për bashkëp...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mundësinë e lirimit të masave të marra ndaj koronavirusit në vend. Në një lidhje live nga zyra e tij, Rama...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live ka dhënë lajmin se ditën e nesërme do të japë gjithë detajet lidhur me kthimin e shqiptarëve të mbetur jas...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shuma e paketën ekonomike do jetë 150 milionë dollarë. Rama tha sa qeveria do marrë përsipër interesin ban...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paketën e dytë ekonomike, ku sipas tij do përfitojnë 176 mijë individe. Rama në deklaratën e tij ka bërë me d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po pengon qeverinë për të vijuar punën kundër COVID-19. Në deklaratën e tij Rama tha tha se i ka kërku...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët, ku ka bërë me dije paketën e re ekonomike për të ndihmuar qytetarët e bizneset e...
SHKODËR- Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Bardh Spahia në një deklaratë nga Spitali i Shkodër ka kërkuar shtimin e numrit të testimeve në këtë qyteti. S...
SHKODËR- Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e qeverisë, Besfort Llamallari, i cili ka zëvendë...